Dasho: Më mirë se PD, askush nuk mund ta kanalizojë revoltën e shqiptarëve!

I pari që foli në Kuvendin Kombëtar të PD ishte eksperti i shëndetësisë, Erion Dasho. Ai tha se, në Shqipëri ka revoltë, por ajo duhet kanalizuar.

“Diktatorët bëhen diktatorë vetëm kur tolerohen, por bëhen ashtu siç janë, frikacakë kur luftohen dhe kur kundër tyre ka qëndresë.

Mua më vjen shumë që kur vij në Shqipëri shoh se ka zemërim, se në Shqipëri është revolta. Dhe kjo revoltë duhet kanalizuar. Më mirë se PD, askush nuk mund ta kanalizojë revoltën e shqiptarëve,” tha Dasho.

“Edi Rama ka hyrë në histori, por ka hyrë në histori si hajdut, si i korruptuar. Por mbi të gjitha ka hyrë në histori duke i bërë të keqen më të madhe vendit, shpopullimin.

Prandaj detyra jonë është të organizojmë qëndresën dhe revoltën, që ta çojmë Boratin në koshin e plehrave të historisë.

Unë uroj që viti 2024 t’i gjejë demokratët dhe shqiptarët të gëzuar, por mbi të gjitha të jetë një vit që do u japë shqiptarëve shpresën”, theksoi Dasho.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …