Deputeti i “Forza Italia” në Kuvendin e PD: Jam shumë i lumtur që ndodhem midis jush

Deputeti italian i Forza Italia, Alesandro Batilokio pwrshwndeti Kuvendin Kombëtar të PD. Ai tha se, Italia dhe Shqipëria janë dy vende simotra, të cilat ndajnë bashkë një zemër dhe në mes kanë vetëm detin Adriatik.

“Kjo është hera ime e tridhjetë në Shqipëri dhe jam gati-gati, një qytetar nderi i këtij vendi që e kam zbuluar që në vitin 1994, kur isha në qytetin e Vlorës.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu midis jush për të sjellë përshëndetjet e të gjitha partive tona, që ndajnë bashkë vlerat e Partisë së madhe Popullore Demokratike, por mbi të gjitha dua t’i drejtoj përshëndetjen time, liderit tonë, z. Sali Berisha.

Italia dhe Shqipëria janë dy vende simotra, të cilat ndajnë bashkë një zemër dhe në mes kanë vetëm detin Adriatik. Është diçka e shkruar në librat e historisë dhe të gjeografisë. Aktualiteti thotë që rreh 20% e shkëmbimeve tregtare ndodhin midis Italisë dhe Shqipërisë dhe Italia është vendi i parë pritës i produkteve shqiptare.

Kjo lidhje nuk përcaktohet vetëm nga arsyet ekonomike, por mbi të gjitha përcaktohet nga një eupati dhe nga një miqësi e fortë midis vendeve tona. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që sot jetojnë dhe janë integruar në mënyrë perfekte dhe kemi shembullin e dy zotërinjve të nderuar këtu prezent, që janë absolutisht të integruar; rreth 13800 sipërmarrje shqiptare, që operojnë në Itali dhe që janë shembull suksesi.

Por ka dhe shembuj më të thjeshtë, po që janë po kaq të gëzueshëm dhe të admirueshëm, siç është një gjimnaz në Lezhë apo realitetet saleziane të cilat janë të vendosura në Shkodër, që përcaktojnë një lidhje të fortë dhe të bukur midis dy vendeve tona.

Rreth njëmijë studentë italianë studiojnë në Tiranën tonë të bukur, sepse nuk është vetëm e bukur, por mbi të gjitha është e sigurtë që afron shumë cilësi në studime”, tha Alesandro Batilokio.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …