Foto nga Kuvendi i PD

Ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku po mbahet në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Në sallë ka mbërritur mes brohoritjeve dhe kreu i PD, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. E pranishme në Kuvendin Kombëtar është edhe vajza e tyre, Argita Malltezi.

Punimet Kuvendi Kombëtar i ka nisur me fjalën hapëse të zëdhënëses së PD, Floriana Garo dhe me himnin kombëtar.

Në fokus të mbledhjes do të jetë votëbesimi i kryetarit të partisë, Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo është ditë e vështirë, thirrja jonë është për vetëpërmbajtje! Nuk duhet që emocionet të ndikojnë në rendin dhe stabilitetin e Kosovës!

Berisha: Dënojmë me forcën më të madhe të gjithë ndërhyrjet e Beogradit dhe të tjerëve …