Nadja e mirë Shkodër!

Nga Ted KOPLIKU

Nadja e mirë Shkodër! «Shkodra gëzon edhe diten pa ndriçim, se e din që në darkë do ndezen prap!» Ktu kena përfundu? (!!!)

Nuk tham me ja hek qebapt vedit si shenjë revolte e mosbindje civile, por pak ma respekt për vedin gjithsesi! Nuk tham as me vajtu ditë e natë se na ka ik Drejtoria e Arsimit apo se na jan boshatis rrugët nga rinia, as me shkul flokët se na kan ik Arkivat e Bordi i Kullimit, por lidhja e ndezjes së dritave « alla Veliaj » nuk duhet të eksitojë një qytet, që çdo vit po tkurret, duke u kthy në përmasat e një komune të parëndësishme.

“Mos u anko për çdo gja”. “Pranoje që asht super ndriçimi, s’ke ça i thu”. “E ka ba bukur, jepi hakun”. Fraza të tilla më erdhën dje me mesazhe, thjesht se spektakli i dritave mram m’kujtoi “buken e cirkun” të Juvenal. Madje një mike më kishte komentu ma herët që edhe për ç’lirimin (jo Çlirimin) nuk duhet të ankohesha thjesht për tu anku sepse po u zbukurote Shkodra me drita t’kuqe si kurr ma par. (!)

E para, s’kam marr asnjëherë rolin e dekoruesit apo specialistit t’arredimeve të hapsinave publike. Nuk asht as fusha jeme as qendra e interesit tem. As ngjyren e shtups nuk marr mundimin me e zgjedh vet. Pa i hek aspak ndriçimin ndriçimit të fasadave e shtyllave, nuk mund te rri pa than dy fjalë për kyt histeri kolektive që lidh një zbukurim fundvitit me punë dhe sukses (të dukshëm) të një kryetari bashkie.

Kjo histeri asht vetë shenja e suksesit të një propagande që bahet jo pa qëllim. Nuk them se asht faji i kryeadministratorit të një qytetit që si ka mbet ma asgja, por Shkodra as nuk pasurohet, as nuk i kthehen djemt e vajzat që i kan ik ngaqë qendra e qytetit u zbukuru me disa drita te kuqe ma shumë se vjet.

Asht fiks ajo që thotë autori i shprehjes së famshme “bukë dhe cirk” që “populli nuk kerkon ma me drejtu ushtrinë e institucionet, gjithçka që në fakt i takon, por janë në pritje të ankthshme të bukës dhe cirkut”. Veç kjo më dhemb.

Spektakli apo dekori i qendrës asht ba për çdo vit e shumë mire që çdo vit qyteti jonë bahet edhe ma i bukur, por s’ka asnjë arsye ekzaltimi sikur po lëviz diçka në Shkodër sepse po reduktohemi në krijesa pa pretendime. Skllever të propagandës dhe lidhjes së halleve të vogla personale, pa mendu apo shiku ma larg se ndriçojnë dritat e pemës sezonale të Benetit.

A ka vdek shpirti kritik e i revoltës në qytetin që ishte qendër e rajonit e krenari kombtare për mos nënshtrimin? Qytet, që përveçse natën nga dritat e kuqe, nuk ndriçon ma as sa Lezha, përsa i përket peshës që i ka mbet?

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …