Berisha: Është faktuar se çmimi i rrugëve është të paktën 10 herë më i lartë se sa çmimi që del nga manualet e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, wshtë faktuar se çmimi i rrugëve në Shqipëri është të paktën 10 herë më i lartë se sa çmimi që del nga manualet e tyre. Berisha tha se, rruga e Arbrit shkon 11 mln në një kohë kur një autostradë në Kroaci, 27 metra e gjerë, ndërtohet me 2.8 mln euro.
“Në rast se ndaleni te infrastruktura nuk ekziston një sektor tjetër në Shqipëri, Europë dhe botë ku vidhen paratë e taksapaguesve si në rrugët e Shqipërisë. Tashmë është e faktuar se çmimi i rrugëve në Shqipëri është të paktën 10 herë më i madh se sa çmimi që del nga manualet e tyre.
Edi Rama ka sjellë në infrastrukturë një metodë të cilën ai e përdorte gjatë viteve si kryetar bashkie, për të vjelë gjoba.
Cila ishte metoda?
Ndërtuesi që ndërtonte pallatin, ta zëmë me 4 hyrje, merrte lejë për vetëm 2 hyrje. Për dy të tjerat do të merrte leje tjetër se duhej të paguante ryshfetin tjetër.
Çfarë ndodh tani? Ndodh ndarja në lote, me të cilën çmimi i ndërtimit të unazës në Tiranë shkon 50% më shumë se çmimi i ndërtimit të tunelit të Kalimashit, i cili kushtoi sepse siç e dini pati dhe problemin e vet.
Me gjithë problemin që pati, çmimi që paguajnë qytetarët e Tiranës për të ndërtuar unazën kudo në fushë ishte mbi 50% më shumë se çmimi që u pagua, nuk po them për Kërrabën se është edhe akoma më i lirë, por çmimi i ndërtimit të Tunelit të Kalimashit për kilometër.
Rruga e Arbrit shkon 11 mln në një kohë kur një autostradë në Kroaci, 27 metra e gjerë, ndërtohet me 2.8 mln euro.
Rruga e Arbrit shkon 11 mln euro kur një autostradë e përmasave më të mëdha me të gjitha veprat e artit, 27-28 metra e gjerë, ndërtohet në SHBA me 12 mln euro.
Rruga Kardhiq-Delvinë, përfundon pjesa e pambaruar sepse një pjesë e madhe u mbarua para vitit 2013, nga 70 mln euro shkon në 240 mln euro.
Rruga që nuk përfundon ndonjëherë Qukës-Qafë Plloçë. A mund të imagjinoni ju që rrugës ja ndryshojnë projektin vetëm e vetëm që lotet të mos përputhen me njëri-tjetrin.
Dhe ka në mënyrën më kriminale dy mospërputhje të mëdha.
Se do të zgjatet dhe sa më shumë të zgjatet aq më shumë vidhet. Ky është buxheti”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …