PROJEKT-BUXHETI 2024/ FJALA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË INFRASTRUKTURËS DHE TRANSPORTIT, BESNIK DERVISHI
Të nderuar pjesëmarrës,
I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike Doktor Berisha,
- Buxheti i vitit 2024 përsa i përket sektorit të Infrastrukturës dhe Transportit është i pamjaftueshëm dhe i keq shpërndarë dhe si rrjedhojë nuk sjell asnjë përmirësim në jetën e qytetarëve dhe rritjen e ekonomisë së vendit.
- Megjithëse në totalin e tij buxheti i vitit 2024 është me i madh se viti paraardhës, buxheti për sektorin e Infrastrukturës dhe Transportit është më ivogël se një vit më parë.
- Planifikimi i këtij viti për sektorin e Infrastrukturës e Transportit është rreth 600 milionë euro, 88milionë Euro më pak se vitiparardhës, ose 14 % më pak.
Në një kohë kur nevoja për përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës se transportit rrugor,hekurudhor,detar, ajror,si dhe atë të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve rritet nga dita në ditë, qeveria ka pakësuar fondet e këtij sektori.
Po le t’i shohim zërat e këtij buxheti një nga një.
*TRANSPORTI RRUGOR*:
– Janë planifikuar rreth 200 milionë euro.
100 më pak nga viti i shkuar, që do të thotë më pak rrugë të ndërtuara e të përmirësuara.
Duke marrë në konsideratë dhe faktin që kostot e tejfryra për ndërtimin e një km rrugë, mungesën e konkurrencës e cila bën që tenderat të fitohen me çmimin maksimal, rezultati është që do të kemi akoma më pak rrugë të ndërtuara, më pak rrugë të përmirësuara, më pak siguri të shtuar në rrugë.
Pa dashur të bëhem përsëritës, po risjell në vëmendjen tuaj se për të njëjtën rrugë; me të njëjta kushte terreni,të njëjtat vepra arti, me të njëjtat parametra rrugore,pra për të njëjtën kategori rrugore,kostoja e 1 km rrugë, krahasuar me qeverinë Berisha është katër deri pesëfishuar, pra për të njëjtën sasi lekësh të investuara, sot përfitohet 4-5 herë më pak rrugë.
Por si është shpërndarja e këtij buxheti, ku shkojnë këto lekë?
Ato shkojnë në projekte me kosto të fryra, ku tenderat e tyre fitohen me 100% të vlerës, në projektet e PPP, në rrugët që nuk përfundojnë kurrë.
Gjatë këtyre 11 viteve të qeverisjes socialiste, nuk kemi asnjë projekt në infrastrukturë të filluar dhe të përfunduar.
– Le të marrin si shembull Rrugën e Arbrit e cila është bërë sipëlhura e Penelopës. Nuk mbaron kurrë.
Kjokontratë ka patur një çmim rreth 267 milionë euro, i cili përfshinte përfundimin e kësaj rruge me çelësa në dorë që do të thotë të kolauduar dhe të vënë në shfrytëzim.Për çdo vit i janë shtuar fonde për punime të cilat kanë qenë pjesë e kontratës. Përfundimi i rrugës është shtyrë disa herë. Vlera totale e saj ka shkuar sot që flasim në 400 milionë euro dhe është vënë në përdorim nëpërmjet nje by-pass-i, i cili është jashtë ëdo parametri për një rrugë të një kategorie të tillë, i pamirëmbajtur dhe burimi vazhdueshëm aksidentesh. Pa folur për cilësinë e tij, pasi është rast unikal përmbytja e urës!!!!
– Me të njëjtën metodologji abuzimi po funksionojnë edhe kontratat e tjera koncensionare, të cilat vetëm emrin kanë të tillë pasi nuk financohen nga privati por nga taksapaguesit, për të cilat duhet të zhvilloheshin procedurat e hapura prokurimi, ku të garantohej konkurenca, gjë që do të sillte kursim të fondeve publike.
Mos financimi në kohe i projekteve dhe zvarritja e përfundimit të tyre, jo vetëm që rritë koston e tyre, si rezultat i rritjes së ëmimeve në vite dhe mbajtjes hapur të kantiereve, por dhe humbjes se efektivitetitteinvestimit.
Megjithëse pretendohet se po ndërtohet një rrjet rrugor modern, ne ende sot kemi një rrjet rrugor të segmentuar dhe të pandërlidhur, duke mos e lehtësuar transportin e udhëtarëve, sidomos gjatë sezonit turistik si dhe të mallrave që ndikojnë në ekonominë e vendit.
– Rruga e Kombit,ende pas 11 vjetësh vazhdon të mos lidhet me pjesën tjetër të rrjetit rrugor, duke mbetur si një grykëshishe. Kjo lidhje (e parashikuar që në projektin e fizibilitetit) duhet sjellë në parametrat e segmentit Rrëshen-Kukës të përfunduar gjatë qeverisjes Berisha.
– Rruga Tiranë-Durrës është kthyer në një tmerr trafiku, duke qenë aksi kryesor që ndërlidh trafikunveri – jug dhe lindje – perëndim. Ka mbetur akoma në parametrat e vitit 94, kur nisi projektimi dhe zbatimi i saj. Projekti i zgjerimit të saj që u ka kushtuar taksapaguesese 1.9 milion euro,fle në sirtarët e qeverisë prej 7 vitesh.
– Unaza e madhe e Tiranës, (1 km i së cilës me këtë qeveri kushton më shumë se 20 milion euro), është ende e papërfunduar, pasi kjo qeveri ka ndërtuar veteëm 10 nga 25 km të kësaj unaze. Ju kujtoj se 8 km janë ndërtuar gjatë qeverisë Berisha.
*TRANSPORTI HEKURUDHOR:*
Planifikim i këtij viti ka më pak se viti i shkuar, 6 milionë euro më pak ose 11% më pak.
Linja hekurudhore Tiranë – Durrës ka 3 vjet që ka nisur dhe ende s’ka përfunduar. Kujtojmë që vetëm procesi i tenderimit të saj ka zgjatur 5 vjet dhe ndërtimi i saj duhet të përfundonte në 2023.
Megjithëse është transporti më i rëndësishëm për mallrat dhe udhëtarët, ende sot ky nuk ekziston. Është e tepërt t’ju kujtoj se nuk ka asnjë vend të zhvilluar pa transport hekurudhor, funksionimi i të cilit bën të mundur zvogëlimin e trafikut rrugor, uljen e kostove për transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.
*TRANSPORTI AJROR:*
Përsa i përket transportit ajror, kemi një situatë kaotike. Megjithëse ka patur një plan për zhvillimin e transportit ajror, nuk është marrë në konsideratë ky plan dhe studimet e ndryshme të fizibilitetit.
Sot jemi para faktit që kemi mbingarkesë në aeroport dhe duhen bërë ndërhyrje në një kohë të tillë duke krijuar pengesa tek udhëtarët, kur ato mund të bëheshin në kohë.
Theksojmë që në Aeroportin e Kukësit u investua në një kohë kur nuk kishte interes ekonomik, por për arsye elektorale. Sot ky aeroport nuk funksionon.
*TRANSPORTI DETAR*
Në fakt është i vetmi zë i buxhetit të sektorit të Infrastrukturës dhe Transporti i cili është rritur nga viti i shkuar.
Kjo rritje prej 86 milionë eurosh vetëm për këtë vit (pasi vetëm për fazën e parë, në 3 vitet në vazhdim do të shpenzohen 400 milionë euro nga paratë e taksapaguesve), nuk i shkon përmirësimit të transportit detar dhe infrastrukturës së tij, por bëhet për zhvendosjen e porteve ekzistuese, pasi në to do të ndërtohen vila, hotele e kazino private.
Theksojmë këtu që përveç se e morën në mënyrë të pëdrejtë Portin e Durrësit, por dhe premtimi për Portin e ri ishte që nuk do të paguhej asnjë lek nga buxheti.
*FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIMET*
Në këtë vit janë parashikuar 115 milionë euro, 28 milionë euro më pak nga viti parardhës, ose 20 % më pak. Në një kohë kur nevoja përfurnizim me ujë nuk është plotësuar ende pas 11 vitesh qeverisje, qytetarët shqiptarë do të vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e tyre, duke vazhduar të jenë varur nga depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve.
– Sot qyteti i Tiranës, furnizohet mesatarisht 12 orë në ditë, me gjithë premtimet e vazhdueshme prej 11 vitesh për furnizim 24 orë me ujë, pa përmendur këtu cilësinë e tij.
Investimet e nevojshme në këtë sektor duhet të shkonin për rritjen e kapacitetit furnizues, nëpërmjet shtimit të burimeve të reja ujore dhe uljen e humbjeve (teknike dhe ekonomike) te cilat shkojnë rreth 70%.
– Më pak buxhet përkanalizimet do të thotë që përsëri ujërat e zeza do të shkarkohen në Lanë, megjithëse nga projekti japonez për impiantin e pastrimit të ujërave të zeza të Tiranës, 70% e të cilit është realizuar, është ndërprerë.
– Përsëri do të ketë përmbytje në shiun më të parë dhe daljet e “Lanës” nga shtrati i saj, vetëm e vetëm për mossistemimin në pjesën fundorë të saj.
Si përfundim:
Edhe pas miratimit të këtij buxheti nga kjo shumicë parlamentare, shqiptarët do të kenë:
Më pak rrugë, ura e tunele.
Më pak ujësjellësa e kanalizime.
Aspak përmirësim të transportit detar.
Ky është buxheti që rëndon me shumë xhepat e taksapaguesve duke sjellë më pak përmirësim në jetën e tyre.
Ju faleminderit.