“Ja ku janë plagët e betejës me horrat”, Noka: Nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur, Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur pas tensioneve që pushtuan sallën e Parlamentit sot, ku ai ishte edhe një prej protagonistëve.

Noka zbuloi se pas tensioneve të sotme kishte pësuar edhe dëmtime në dorën e djathtë, të cilat i shfaqi për kamerat dhe i quajti “plagët e betejës me horrat e Gardës”.

Ai u shpreh se “këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por duhet t’ia vësh flakën qeverisë”, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ekziston vota e lirë dhe zgjedhjet.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …