Mazhoranca në panik! Nikolla mbyll seancën plenare, zgjati vetëm 17 minuta

Kjo seancë plenare zgjati vetëm 17 minuta. Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.

Ajo theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër. Deputetët e opozitës pasi hynë mes përplasjeve në Kuvend, disa minuta më herët nisjes së seancës, përmbysën karriget dhe nisën protestën e tyre.

Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës, deputeti Flamur Noka u përjashtua punimet. Sakaq, në kohën kur flisnin socialistët, opozitarët protestonin duke i rënë tavolinave me dorë.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë amerikane/ Van Horm i kujton Ramës deklaratën e Trump

Prej të paktën 9 muajsh Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar transparencë në lidhje me investimet …