Rama në Dubai takim me krerët e trafikut të drogës dhe Josifin e Olsit

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri disa denoncime të forta përpara gazetarëve, në oborrin e Kuvendit. Berisha tha se, në Dubai takoi klanet e drogës, ndër të tjera edhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi.

“Ne do vazhdojmë betejën tonë gjer në krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Gjer në hetimin në çdo qindarkë të sarajeve të Surrelit të ngritura mbi krimin. Në kuptimin të ngritura mbi ryshfetin, të ndërtuara nga ndërtues pas shpërblimeve që u ka bërë Edi Rama me punëra të tjera.

Edi Rama ka ndërtuar gjithsej në kohën e ndërtimit të tyre, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Parku 5 mijë metër katrorë është blerë me një çmim minimumi 10 deri në 12 herë nga sa është deklaruar dhe është blerë në kushte flagrante të shkeljes së ligjit.

Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim të tij, për 140 fluturimet e tij në dy vite, që u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 22 milionë euro.

Do hetohet për të gjitha takimet që ka bërë gjatë këtyre udhëtimeve. Flitet gjerësisht se në Dubai takoi klanet e drogës, ndër të tjera edhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi.

Unë kam denoncuar se call-centeret e Amant Josifit janë të gjitha të paprekura dhe në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që nuk kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave përmes Bitcoin nga grupi Milton me përfaqësues Amant Josifin dhe Olsi Ramën.

Do hetohet Edi Rama për të gjitha aferat korruptive me PPP-të. Ju e shihni se si djegësi i Tiranës është tërësisht i paketuar, djegësin e Tiranës, Edi Rama që i dha kompanisë së vet 8 përqind bonus, tetë muaj para se kompania të krijohej. Qytetarët duhet t’i dinë këto, ne do i faktojmë me dokumente.

Do hetohen të gjitha PPP-të e shëndetësisë, pasi aty janë krimet më monstruoze të kryera ndaj shëndetit të shqiptarëve. Vetëm sterilizimi ka kushtuar mijëra jetë pasi qytetarët mbetën të paoperuar sepse spitalet nuk blinin dot setet e sterilizimit me çmime 80 herë më të larta.

Do hetohet Edi Rama me shushunjën e kunatit të tij, që quhet Vilma Nushi e cila për të plaçkitur paratë e taksapaguesve regjistron në check-up me dhjetëra mijëra individë që janë ndarë nga kjo jetë prej vitesh.

Do hetohet Edi Rama për të gjithë investitorët strategjikë. Ju e patë se si i ka dhënë 400 mijë metër katrorë Pëllumb Gjokës, porositësit me pagesë të vrasësve.

Do hetohet edhe për Lucën e tij, i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtare. Dhe tani i kapet veliera dhe shkon e rrëmben velierën e ndjekur nga autoritetet italiane me kokainë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …