Vrasja e Vajdin Lames, pas vizitës së Ramës në Dubai SPAK anullon hetimet për Lul Berishën dhe Plarent Dervishin

Si Lul Berisha edhe Plarent Devishi dyshohet se fshiheshin në Dubai.  Rama e vizitoi Dubain vetëm pak ditë më parë dhe Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot nga Kuvendi se Rama është takuar atje me krerë të bandave të trafikut të drogës.

Pas kthimit të Ramës nga Dubai, SPAK anulloi të gjitha hetimet e marra më parë për Lul Berishën dhe Plarent Dervishin.  

Dy SPAK-at! SPAK-2020

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të martën se ka zbardhur vrasjen me bombë në ashensor të biznesmenit Vajdin Lame dhe se ka shpallur në kërkim Lulzim Berishën dhe kunatin e tij, Plarent Dervishaj, dy drejtues të njohur të “Bandës së Durrësit”.

Lulzim Berisha, drejtuesi i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim të martën nga SPAK, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave në dy ngjarje, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.

SPAK publikoi njoftimin në faqen e vet të internetit, në të cilin thuhet se hetimi për vrasjen e Lamajt dhe  Arsit ishin pezulluar shumë vite më parë dhe janë rihapur në vitin 2020. Në 2 dhjetor, gjykata ka vendosur masë sigurie arrest me burg për shtetasit Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe L. Reçi, të akuzuar për vrasjen e Lamajt dhe Arsit. Por dy të dyshuarit, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj nuk janë arrestuar, pasi rezultojnë në arrati.

SPAK-2023

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin, të cilët tre vite më parë u akuzuan për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi, që ende nuk ka caktuar datën.

Në të njëjtën kohë, prokuroria ka kërkuar heqjen e masës së arrestit në burg të caktuar në mungesë për Berishën dhe Dervishin që vazhdojnë ende të jenë në kërkim si të përfshirë në vrasjen e Lames rreth 20 vite më parë.

SPAK ngriti akuzat pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili tregoi se bombën që u vendos në ashensorin ku humbi jetën Lame dhe miku i tij, Artan Arsi e montoi me antenat e grupit që janë marrë në hetim.

Tashmë për vrasjen e Lames akuzohen vetëm Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri. Nga ana tjetër, ndaj Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishit vijon procesi gjyqësor për Klodian Saliut, ngjarje për të cilën janë marrë të pandehur edhe Indrit Taullai, Indrit Rusi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …