Babai i Naim Murselit: Është takuar me Ramën, biseduan për t’u bërë investitor strategjik në Shqipëri

Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Shaban Murseli tha se djali i tij ka pasur dhe bisedime dhe takime në Tiranë për t’u bërë investitor strategjik. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 ai tha se djali nuk ka pastruar paratë e askujt, as të politikanëve, pasi ka punuar vetë.

Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?

Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.

Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vertetë është kjo?

Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …