Berisha: Ka një revoltë të madhe, strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për mosbindjen civile. Berisha tha se, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.
“Dy momente mund të theksoj.
Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit.
Ky është grusht shteti brenda shtetit.
Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.
Se kur, kjo do përcaktohet nga organet.
Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …