Berisha: Rama po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar se Komisionet Hetimore në parlament janë hallka e fundit e kontrollit të qeverisë.

Berisha theksoi, se drejtësia nuk e kontrollon më Ramën, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i hedhin në plehra.

“Rama ka mbledhur pardje Fatmir Xhafën, Arben Rakipin, Taulant Ballën dhe kanë hartuar ligjin për të përjashtuar për 2 muaj deputetët nga parlamenti.

Ai po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit, në kuptimin e sovranitetit si fuqi e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë.

Ato komisione ngelën të fundit. Drejtësia nuk e bën më, raportet e Kontrollit të Lartët të Shtetit i hedh të gjitha në kosh, nuk pyet fare nëse ekziston.

Ai ka dalë tani mbi çdo lloj kontrolli të çdo lloj natyre dhe vendos kontrollin e tij personal.

Absolutarizmi është kur pushteti vendoset në një dorë, të gjitha pushtetet në një dorë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Anulohet tenderi 364 milion euro për autostradën Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar këtë të hënë, më 14 korrik, se koncesioni …