Krimi trondit Fierin, vritet me armë një 41-vjeçar

Një 41-vjeçar u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit. Shtetasi Elton Javori u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person që policia thotë se e ka identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” e njohur si lagjja e “Baçkallinjve” në Fier.

Të paktë mund të jenë personat që mund të kenë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, banorët janë të alarmuar nga krimi i rëndë. Në zonë ka kamera sigurie, çka mund të japë të dhëna domethënëse për hetuesit për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Ndërkaq, ende nuk dihen arsyet e krimit të rëndë.

About Redaksia

Check Also

Arratiset një i burgosur në Durrës

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari …