Rama rrethohet nga gardistët në Parlament

Ndërkohë që seanca parlamentare, deputetët e opozitës e kanë pritur me brohoritma kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit mbërriti në sallën e seancave plenare. Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai.

Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ata qytetarë që mendojnë se opozita është palë i bëjnë një shërbim të turpshëm Edi Ramës

Aurel Lazri: Gjatë debatit për reformën territoriale të së enjtes pati tensione, bllokim të foltores …