Në Dhjetorin ’90 u ftova nga Berisha dhe Imami për të krijuar PD

Neritan Ceka një nga protagonistët kryesorë të krijimi të Partisë Demokratike ka mbajtur një fjalë në përvjetorin e themelimit të kësaj force politike, ku ka rikujtuar se si iu bashkua lëvizjes asokohe.

Ai u shpreh se ishin dy persona që e ftuan, Sali Berisha dhe Arben Imami me bindjen se partia që po krijohej asokohe ishte një parti e aksionit dhe mendimit.

Sipas tij beteja që po zhvillohet nga opozita në Parlament sot është betejë për të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa shtoi se vetëm opozita mendon për të ardhmen e vendit.

“Jam i ftuar midis miqve, jo vetëm për nostalgji. U ftova nga dy njerëz që janë këtu, Sali Berisha dhe Arben Imami për të përfaqësuar intelektualët shqiptarë në dhjetorin e 1991-hit. I bindur se partia që po lindte ishte parti e aksionit dhe mendimit. Jam sot për të njëjtën arsye, me bindjen se kjo forcë politike mbetet partia e aksionit dhe e besimit. Si deputeti i parë i opozitës që kam shkelur në parlament them se beteja për këtë të fundit është betejë për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk dua të ndjej këtu ndonjë klimë dëshpërimi sepse jemi në opozitë. Vetëm opozita mendon për të ardhmen dhe keni nderin për të qenë partia që po përgatit programin e një Shqipërie ndryshe”, u shpreh Ceka.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …