Sepse liria është instikt, jo negociatë diplomatike!

Nga Gent STRAZIMIRI

Dukeshin të paprekshëm, të pathyeshëm, të pamposhtshëm, deri 5 minuta përpara se të shkërmoqeshin…

Ata që e bënë këtu e 33 vjet më parë, ishin të pangrënë, të paveshur … të paditur!

Nuk mblidheshin e koordinoheshin me whatsapp, viber, tik-tok, facebook, e as promovoheshin me instagram!

Sallat e tyre ishin sheshet, livadhet, e në rastin më luksoz stadiumet!

Nuk kishin “këshillëtarë” e aq më pak diplomatë që t’i ndihmonin e, më i miri prej tyre fliste një anglishte krejt bazike…

Nuk shkuan në asnjë ambasadë përpara se të derdheshin në sheshe, të betuar të mos ktheheshin në shtëpi pa kryer punë…

E bënë me gjuhën, këshillën dhe arsyen e zemrës, kur çdo sensor racionaliteti e ç’këshillonte…

U frymëzuan nga këngët patriotike, nga vargje të thjeshta me muzikë edhe më të thjeshtë, por që burimin e kishin patur nga zemra që kërkonin njësoj liri, pavarësisht se shumë dekada më parë, prandaj i ngrinin peshë zemrat!

Bënë mrekullinë, atë të paimagjinueshmen!

E bënë SHQIP, me Shqipërinë në zemër!

Sepse liria, njësoj si Shqipëria folenë e ka në zemër e jo në seli ambasadash!

Kaq e thjeshtë ishte dhe kaq e thjeshtë është për ta përsëritur

GËZUAR JU NJERËZ TË LIRË ME LIRINË E SHQIPËRINË NË ZEMËR !

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

 

About Redaksia

Check Also

Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE

Nga Genc POLLO Në fillim për qenin… “Si qeni që kthehet tek të vjellat e …