Të shpëtosh çfarë mund të shpëtohet

Nga Iva V.GRILLO

Damage management!
(ose në shqip: të shpëtosh çfarë mund të shpëtohet)
Është e padiskutueshme që deklaratat e kryeministrit të bëra nga “Pleniumi” i para disa ditëve, ku ai insistoi se “drejtësia e re” dhe organet e saj janë produkt i Partisë Socialiste (e “Rilindjes” në veçanti) janë një damkë e zezë dhe e pashlyeshme për reputacionin dhe besueshmërinë e “drejtësisë së re”.
Këto deklarata, të bëra me arrogancën e dikujt që qartazi e konsideron veten të plotfuqishëm, kanë hedhur në kosh jo vetëm pavarësinë e “drejtësisë se re” nga ekzekutivi, por kanë kthyer në qesharakë edhe sponsorizuesit, financuesit dhe ata që të paktën në narrativën e përditshme janë shfaqur si ideatorët e vizionarët e kësaj drejtësie eksperimentale.
Sot duket se është futur me urgjencë në punë qasja e “damage management”…ose troç në shqip: shpëto çfarë të mundësh, pasi bomba ka rënë.
Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane duket se ka qënë i detyruar të dalë sot me shpejtësi e të pastrojë sa mundet “zhigatën” që ka mbuluar fytyrën e “drejtësisë së re”.
Dhe kjo nuk është një punë aspak e lehtë për dy arsye:
1). Reagimi me regji i “drejtësisë së re” gjatë ketyre tre viteve, duke bërë “plasje të komanduara” të cilat krijojnë idenë e drejtësisë por mbrojnë kokat e krimit qeveritar (konkretisht Rama, Veliaj & co)
2). Delegjitimimi që i bën kësaj drejtësie kryeministri llafazan i cili kërcënon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët e vet me procese politike dhe së fundmi merr përsipër haptazi edhe autorësinë e “drejtësisë së re”…duke konfirmuar gjithë frikërat dhe dyshimet që kanë qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Siç ndodh rëndomë në këto raste, të mbrojturit e të pambrojtshmes është një mision i vështirë.
Por për përfaqësuesin e ambasadës amerikane duket se është kthyer në mision gati të pamundur…dhe kjo jo thjeshtë nga narrativa propagandistike alla-plenium që ka zgjedhur të përdorë në intervistë përfaqësuesi i aleatit tone strategjik…
Pastrimi i fytyrës së “Drejtësisë së Re” është kthyer në mision të pamundur për përfaqësuesin e vendit të nderuar sepse partneri gojëçorap e i babëzitur të cilit i kanë krehur bishtin pa pushim ne Shqipëri, u ka dalë pothuajse jashtë kontrolli dhe tani nga “Drejtësia e Re”, siç e shohin dhe e ndiejnë në kurriz qytetarët shqiptarë, ka mbetur vërtetë shumë pak për të shpëtuar…
#StopFarsesRama
#EnoughIsEnough

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …