Masat e diktaturës ndaj liderit të opozitës, Berisha: Beteja me regjimin nuk ndalet

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se çdo masë e ndarmarrë ndaj tij nga Ra dhe regjimi i tij nuk do ta ndalë betejën e popullit opozitar deri në fitore. Berisha tha se masat represive ndaj tij janë frymëzim.

“Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky amendament është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar para jush se jam i gatshëm ta miratoj edhe vetë.

Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës dhe SKAP-it nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës e shkarkuar nga unë në vitin 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012, ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët në Kushtetutë dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi dhe jam 100% dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Kam mbrojtur Parlamentin, nuk kam mbrojtur Sali Berishën. E votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, ora 17:00 është ora e opozitës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës …