Nuk e kanë me Berishën, por me të gjithë ju!

Milaim NELA

kur u shpall “non grata” ndaj Sali Berishës më 19 Maj të vitit 2021 kam patur bindje solide se kjo lëvizje e DASH e lobuar apo e sponsorizuar nga palë të interesuara brenda apo jashtë Shqipërisë në fakt nuk është kundër individit Sali Berisha por kundër opozitës së vërtetë shqiptare kundër interesit kombëtar shqiptar e në favor të një klike yesmenësh që në krye të një republike bananesh siç ishte bërë Shqipëria nuk ju thonin të huajve Jo për asgje!
E kujtoj fare mirë fushatën e Aleksandër Vuçiç kundër Dr Sali Berishës edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Aleks Soros ishte tepër aktiv ato kohë sa në Beograd e sa në Tiranë.
Mbaj mend që individë brenda opozitës së asaj kohe dhe këtu kam parasysh Genc Rulin dhe të tjerë që kërkonin moskandidimin e Sali Berishës në zgjedhjet e atij viti.
Le të kujtojmë se Dr Berisha në atë legjslaturë por në vazhdimësi që nga viti 2013 ka qenë faktori më prominent opozitar në Kuvend dhe jashtë tij. Askush nuk ka denoncuar dhe demaskuar aferat e rilindjes më shumë se Sali Berisha!

Askush nuk e ka vënë Ramën në vështirësi më shumë se Sali Berisha!
Ai ju duhej me çdo kusht jashtë Kuvendit e jashtë politike! Bile tani në retrospektive mendoj se tërheqja e opozitës nga parlamenti prapavijë kryesore përveç të tjerave ka pasur heqjen e zërit të Sali Berishës nga kuvendi për arësyet që u përmendën më sipër!

Kllouni Basha megjithë kërkesën që ju bë nga tutorët e tij nuk pati guximin ta linte jashtë listave duke shpresuar se shpallja non-grata do ishte arësye e mjaftueshme për nxjerrjen e tij jashtë politike.
Ndërkohë presioni mbi Kosovën për realizimin e saj po rritej dhe Sali Berisha ishtë një zë i fuqishëm dhe i pangelizhueshëm kundër planeve Vuçic-Rama-Thaçi për ndarjen e saj!
Ndërkohë Luli as nuk u mor fare me vjedhjen e zgjedhjev të 25 Prillit por nxitoi të rizgjidhet në krye të PD-së edhe pse kishte humbur 4 palë zgjedhje të njëpasnjëshme në krye të PD-së!

Siç mund të me keni ndjekur asokohe të nderuar miq unë kam qenë KUNDËR atyre zgjedhjeve sepse nuk ishte koha për zgjedhje por për luftë kundër klikës që kishte vjedhur të pakten 20 mandate!
Unë nuk e dija (siç u vërtetua më vonë) se Luli i kishte falur zgjedhjet me marrëveshje (ndoshta me 17 maj 2017) siç kishte falur zgjedhjet lokale të 2019-es!
Èshtë mbështetja publike që Dr Berisha i dha Lulzim Bashës në korrik 2021 që unë nuk ja fal pavarësisht arësyeve të tij!

Kur tërheqja e Berishës pas shpalljes non-grata (megjithë quravitjet e Lulit në zyrën private të Dr Berishës) nuk ndodhi atëherë doli në skenë krejt hapur Yuri Kim ku kërcënoi me ngrënie bari!
Kur edhe kjo nuk e stepi Dr Berishën atëherë e detyruan pengun të dali me vendimin personal për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar!

Ngjarjet e mëpastajme nuk kanë nevojë për përseritje dhe koment.
Partia Demokratike përpos presionit nga 9 Shtatori deri me 11 Dhjetor 2021 ka përjetuar një perudhë të shkëlqyer dhe një frymë të te që nuk ishte parë që prej vitit 1992!

Kam ndjerë keqardhje dhe dëshpërim që momemtumi që u krijua nuk u vazhdua me RITHEMELIMIN dhe RIFRESKIMIN real të Partisë Demokratike kur krahas distancimit real me vepra nga gabimet e së kaluarës si pastrimi nga ish spiunët e sigurimit nga radhët e saj, rikthimin e pronës si çeshtje themelore e së djathtës, luftës pa kompromis për pastrimin e PD-se nga laviret e Sorosit dhe sidomos figurave të korruptuara apo të përfolura si të korruptuarit gjatë pushtetit 8 vjecar të saj të rinovohej me figura të reja të djathta e të papërlyera.
Mjerisht kjo nuk ndodhi!
Arësyet nuk i di!
PD arriti të mbijetojë si forca opozitare më e madhe por pushteti nuk e lejoi as të ketë emer, as vulë as sigël as fonde as të garojë si forcë politike në zgjedhjet lokale!

Duke qenë se klikës në pushtet po i mbaronin opsionet ata duke përdorur “drejtësinë e re” i riktheheshin Gerdecit, 21 Janarit bile edhe të ashtquajtures aferë të klubit Partizani. U arrestua në aeroportin e Rinasit në mënyrë spektakolare anëtari i Keshillit Kombetar të PDse Jamarbër Malltezi që kishte qenë një nga denoncuesit më të ashpër të aferës së incereratorëve!
Ndërkohë qentë “analistë” apo siç i quaj unë patronazhistë mediatike vazhdonin sulmin në çdo studio kundër Sali Berishës duke glorifikuar SPAK-un për hapat e mundshme ndaj Sali Berishës sikur ai ishte e keqja më e madhe e ketij vendi!
SPAK nderkohe nuk kishte ndërmarrë asnje hap ndaj Erion Veliajt me nje mal me padi ne organet e drejtesise, asnjë hap ndaj Edi Ramës i përfshirë në aferën McGonigal.
Në televizonin e vetëm opozitar kishin arritur të infiltronin në Prime Time figura të urryera për opinionin opozitar dhe të shëndoshë në përgjithësi si Baton Haxhiu, Lorenc Vangjeli dhe Alban Dudushi!
Propaganda arriti të mbjellë në popull qoftë edhe pjesërisht idenë se SPAK po bën drejtesi, se SPAK komandohet nga Amerika, se keta nuk mposhten etj etj!

Shqiptarët për faq të keq nuk e kanë kuptuar lojën sot e kësaj dite!
Ka edhe ‘injorantë” mes të djathtëve që besojnë se këtu do bëhet drejtesi!
Nuk arrijnë ta kuptojnë se lufta nuk është ndaj Sali Berishes por eshte kundër opozitarizmit, është kundër pluralizmit!

Sali Berisha ka sakrifikur lirinë e tij për mbrojtjen e opozitës dhe lirisë së të gjithëve duke rrezikuar edhe jetën e tij JO për interes personal por atë publik atë shqiptar!
Nese Sali Berisha do tërhiqej nga beteja ai do ishte duke shijuar qetësine familjare të tij a askush nuk do merrej me të aq sa po merren me Fatos Nanon sot!

Kush nuk e kupton këtë jo vetëm ska kuptuar asgjë por është për keqardhje!
Këtë e thotë dikush si unë që nuk ka hezituar asnjëherë të jetë kritik ndaj doktorit edhe gjatë këtyre dy viteve pêr gjëra që unë i mendoj ndryshe nga ai.
Nuk është luftë ndaj Sali Berishes o budallej!
Është luftë kunder lirisë se secilit prej jush të majtë e të djathtë!
Zgjohuni nga kllapia se po shkoni për dhjamë qeni!

About Redaksia

Check Also

Padrinoja në ikje u jep “leksion” amerikanëve

Nga Agim NESHO Rama ka kohë që po i mëson amerikanët për të ardhmen e tyre. …