Spahia: Rasti i Berishës provoi se SPAK dështoi të fitojë besimin e shqiptarëve!

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaron se rasti i kryedemokratit Sali Berisha provoi se SPAK-u dështoi përfundimisht të fitojë besimin e shqiptarëve si një prokurori e pavarur.

Spahia deklaron më tej se nëse synojnë që me izolimin e përkohshëm të Sali Berishës të ndalin bashkimin e opozitës, e kanë gabim, pasi opozita është e vendosur në qëndrimin e tyre.

Reagimi

Rasti i Sali Berishës provoi se Prokuroria e Posaçme dështoi përfundimisht të fitojë besimin e shqiptarëve si një prokurori e pavarur. Kërkesa drejtuar parlamentit për arrestimin e liderit të opozitës pa ndjekur fillimisht rrugën kushtetuese, e kthen SPAK 33 vjet mbrapa, kur s’kishte asnjë ndarje mes partisë, qeverisë dhe gjyqësorit.

Ne, demokratët jemi përgatitur edhe për këtë fazë të sulmit. Nëse synojnë që me izolimin e përkohshëm të Sali Berishës të ndalin bashkimin e opozitës, e kanë gabim. Nëse synojnë shuarjen e protestës në parlament, frikësimin e njerëzve apo eliminimin e opozitës, janë vite dritë larg realitetit.

Ne jemi të vendosur të qendrojmë!

50 vite diktaturë na dëmtuan, por nuk na vranë genin e lirisë dhe dinjitetit.

Është koha të përsërisim vetveten, si në 1990-ën.

About Redaksia

Check Also

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster, pushteti i tij po tronditet

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë …