Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, vendimi i parlamentit ishte i paligjshëm, në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt kundër meje. Berisha tha se, nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Balla-Brava.
“Vendimi është i paligjshëm. Ju i patë punimet e komisionit, në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt.
Lexoni pak se çfarë thotë rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë.
Nuk plotësohej asnjë kusht.
Kishin vetëm një kërkesë, meqenëse nuk kam zbatuar vendimet antikushtetuese të tyre, të rëndohet ndëshkimi.
Dhe natyrisht në një vend ku parlamenti, prokuroria dhe çdo gjë është në duart e një njeriu, ndodh. Nuk kisha dyshim.
Ndodhi që ata zbatuan një urdhër të atyre që u kanë marrë pushtetin. Nuk ka gjë më të rrezikshme. Kjo vetëm në diktaturë mund të ndodhë.
Kështu që nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Balla-Brava.
Por vendimi i parlamentit për mua është abrogimi që i bëjnë ata nenit 73, pika 2. Është problemi i tyre pastaj kjo. Është edhe në Gjykatë Kushtetuese kjo, por nuk pres ndonjë gjë të madhe se vetëkuptohet se çfarë kontrolli ka mbi të.
Por unë në respekt të Kushtetutës, e kam çuar edhe në Gjykatë Kushtetuese.
…Edhe njëherë, vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm.
Unë nuk mund të pranoj të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm.
Unë e denoncoj vendimin se është i paligjshëm. Vendimi i marrë pa shqyrtuar asnjë dokument, asnjë dosje, por thjesht për rëndim sepse unë kam refuzuar të pranoj dhunimin e Kushtetutës, kjo është marrëzia më e madhe.
Natyrisht unë kam avoketërit, i dëgjoj sepse me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi.
Dhe unë në këshillim me avoketërit, do marr vendimet që duhet të marr.
Dje pashë që ajo seancë ishte turpi më i madh në historinë e këtij parlamenti.
Unë mendova se aty do të shkojë dosja, siç thotë rregulli, siç thotë ligji. Dhe të vetmen pyetje që u bë, u tha na nxirr një dokument për rolin që ka luajtur Berisha në ndryshimin e destinacionit.
Mirëpo ai nuk kishte kurajo ta nxirrte se dilte Edi Rama aty. Jo tha, nuk jemi këtu për këto, tha.
Po si nuk je për këto? Po nuk shkon kurrë në parlament prokurori përveçse për këtë.
Dhe vetë ligji i parlamentit e thotë se shqyrtohen një e nga një dosjet”, u shpreh Berisha.
Check Also
Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!
Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …