Kronika e një interviste…

Nga Alba KEPI

Si në një film Hollywoodiano me Al Capone ishte kujdesur të kishte një skenografi perfekte në cdo detaj.
Xhaketë e kravatë high class, jakë e bardhë, i krehur e kremosur si për Prime time.

Mur i bardhë, libra “të shenjtë” o blloqe llogarish pas shpine.

Me maniakerinë që të ishte sa më i dukshëm e gati sa portreti i tij, qe pozicionuar në anën e zemrës
Vangjeli e Kryqi i madh sa vetë ky libër.

Mafiozët komunikojnë me gjeste e kanë nevojë për simbole për të shprehur besnikërinë e tyre.
Me rite e simbole i japin besën njëri tjetrit e me rite e simbole vrasin.

Historia e komunikimit të mafias përmes simboleve mafioze është e lashtë sa vetë ajo.

Sjellja mafioze nuk ka nevojë vetëm për korrupsionin, krimin, bashkëpunimin me pushtetet e fshehta shtetërore, por dhe për një mënyrë jetese në marrëdhënie me të shenjtën, me fenë, për të shfaqur veten e treguar devotshmërinë.

E bëjnë për të manipuluar oponionin publik se janë me Zotin e se Zoti është në anën e tyre.

E bëjnë për të bindur ata që kishin dyshime, se janë me hyjnoren e u ofrojnë mbrojtjen e tyre duke përdorur brishtësinë e vështirësitë e individëve.

E bëjnë për të larë koshiencën e fajet mbi krimet.

Patrioti, politikani, fikozofi e gazetari italian Giuseppe Mazzini dy dekade më parë do shkruante; “Në kohët antike, barbare e të egra, hajdutët i varnin në kryqe, në kohën e tashme e më të këndshme, kryqet u varen në gjoks hajdutëve.”

E me raste kryqet bëjnë dekorin e hajdutëve e mafiozëve në intervista televizive.

Intervistuesi foli.
Koeficienti inteligjencës nën mesataren.
Intevistuesi komunikoi atë cka desh të përcillte.
Drejtësia thërriti; Kapeni hajdutin!

PS. Foto e Al Capones. E zgjodha se origjinali kur kopjohet keq rrëfen rrugën drejt Atij të vërtetit.

About Redaksia

Check Also

Vilhelme Vranari, rrugëtimi letrar dhe publicistik…

INTERVISTË ME SHKRIMTAREN SHUMËDIMENSIONALE VILHELME VRANA HAXHIRAJ (VI) EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU Në këtë pjesë përmbyllëse të …