Të enjten protestë/ Noka: Brenda Kuvendit do të ketë surpriza!

Deputeti i PD, Flamur Noka nga studioja e emisionit “Ora Betit” në “Ora News” i bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e së enjtes para Parlamentit.

“Ne jemi këtu ashtu siç bëmë në vitin 1990 për të oërmbysur një regjim kriminal që ua kishte pirë gjakun shqiptarëve dhe e njëjta situatë është edhe sot, kundër një regjimi kriminal.

Pra, nuk jemi për veten tonë, pasi ne po sakrifikojmë gjithçka për një kauzë që ka të bëjë me të drejtën e demokracisë. Mosbindja civile kështu nis, me protesta të vogla për të mos e lënë pushtetin të qetë, por do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.

Ashtu u bë edhe në 2021-n me 100 – 200 veta, pastaj u bënë lumë. Sot grupi parlamentar është tërësisht i bashkuar në gjithçka.

Shqiptarët duhet të na bashkohen sepse qytetarëve shqiptarë po iu mohohet çdo e drejtë, kemi një opozitë që po burgoset dhe po rrezikojmë të kthejmë monizimin në vend.

Ndryshe nga ai i mëparshmi ky është një monizëm kriminal, narko-regjim ndaj Shqipëria po vuan. Likuidimi i opozitës po ndodh, por nuk do ta lejojme”, theksoi ndër të tjera deputeti demokrat Flamur Noka.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …