Bardhit: Vendimi ndaj Berishës, akt i mirëfilltë politik dhe antikushtetues!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për votimin e sotëm në Kuvend për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.  Bardhi e ka quajtur një vendim antikushtetues votimin e sotëm në Kuvend.

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik.

Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta.

Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, shprehet Bardhi

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Ron Yeffet dhe përplasja e Ramës me amerikanët/ E Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Balluku

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje …