Gjeni ndryshimin midis dy Vuçiçëve!

Nga Iva V.GRILLO

Zyrtarët e OSBE-ODHIR, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi ka qënë të qartë e të prerë se procesi konsiderohet i minuar për shkak të presioneve nga partia në pushtet.

Ju ftoj të lexoni me durim listën e presioneve dhe parregullsive që kanë alarmuar me shumë të drejtë (këtë herë), OSBE…

👉përparësitë nga partia në pushtet kanë rezultuar në garë të pabarabartë

👉votues nga zona të tjera janë transportuar me autobusa

👉 dokumente identifikimi lëshuar për votues që nuk janë banorë në zona

👉presion, intimidim dhe pagesa kundrejt votës…etj…

Duhet thënë se pavarësisht raportit sterrë të nxjerrë nga OSBE, Serbisë i duhet akoma punë për të mbërritur në gradën e derexhesë së procesit zgjedhor në Shqipëri…

Ato që paraqiten nga OSBE si shkelje skandaloze ne Serbi, janë kthyer tashmë në normë në zgjedhjet e fundit shqiptare.

Shqipëria ia kalon Serbisë sepse ka dhe sistemin e deklaruar të patronazhistëve dhe presionin e bandave të krimit…dy elementë këto që do t’i vinin vulën çdo procesi zgjedhor si një proces jo i lirë dhe i paçertifikueshëm, por çuditërisht zyrtarët ndërkombëtarë nuk duken aq të skandalizuar me Shqipërinë…

Vuçiç duket se nëpërmjet raportit të organizatës ndërkombëtare e ka marrë vulën e autokratit…

Po “Vuçiçit të Tiranës”, i cili shkon shumë më larg, duke kërcënuar kandidatët opozitarë “live”, i arreston pasi ata pasi nuk i mund dot, përdor drejtësinë për të fshehur skandalet e veta dhe kërkon të asgjësojë patjetër liderin opozitar nëpërmjet makinacioneve ligjore…si t’ia vëmë emrin këtij?!

A gjen dot njeri ndonjë ndryshim midis dy Vuçiçave?!

#stopdiktaturës

About Redaksia

Check Also

1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Nga Lutfi DERVISHI Në një përpjekje të pafundme për të qëndruar në kontakt me qytetarët, qeveria …