Të “çmendur” pas Ernest Muçit, shitja e tij vendos rekord te Legia

Ylli i ri i futbollit shqiptar, Ernest Muçi, është gati për të kryer hapin e madh në karrierë. Spektakli që dhuroi në Confernece League, ku në dy ndeshje i shënoi 3 gola Aston Villa-s, ka bërë që shumë klube “big” në Evropë, të përfshijnë emrin e tij në listën e dëshirave. Te Legia janë të qartë se Muçi për ta përfaqëson një “xhevahir” të vërtetë, një lojtar që pritet të vendos një rekord të ri historinë e klubit, pritet të shndërrohet në transferimin më të shtrenjtë.

Sipas mediave polake, në dyert e Legia këtë periudhë kanë ardhur oferta pafund në lidhje me Ernest Muçin, thjeshtë palët duhet të vendosin së bashku me lojtarin ku do të transferohet. Është e qartë që Legia nuk pranon asnjë ofertë poshtë 7 milionë euro për Muçin, një shifër që klube nga Anglia dhe Spanja janë të gatshme ta investojnë për sulmuesin kuqezi.

About Redaksia

Check Also

Tirana fiton në derbi, mund pastër Partizanin

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. …