Berisha: Ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese ishte vdekja përfundimtare e sistemit demokratik

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në takimin me të rinjtë e FRPD se, ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese ishte vdekja përfundimtare e sistemit demokratik. Ai tha se, Edi Rama është diktator me bandë, jo me ideologji.
“Edi Rama vendosi të bllokojë në mënyrën më diktatoriale njëri pas tjetrit, tetë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare.
Pse e bëri këtë? Sepse ai vetë është në epiqendër të hetimeve për të gjitha aferat.
Edi Rama është nëna e të ligave në këtë vend. Është mobodiktatori. Diktatori me bandë, jo me ideologji.
Ju e patë se si Pëllumb Gjoka, nga një vrasës i urryer, nga një trafikant, u shndërrua në investitor strategjik.
Sepse mobokracia është sundimi në të cilin krimin vendos kudo. Vendos në rrugë, në zyrat e qeverisë, në qelitë më të sigurta të narkokraturës dhe vret. Vendos në parlament. Vendos kudo.
Ndaj dhe ai tani përpiqet me çdo kusht të asgjësojë opozitën. Pasi i ka mbyllur në parlament të gjitha të drejtat, me Gjykatën Kushtetuese absolutisht që do ia kishte lakmi, gjykata e Adolf Hitlerit dhe gjykata e Edi Ramës, arriti në mënyrë të paimagjinueshme të mbyllë dhe dritaren e fundit të opozitës. E fundit kishte ngelur.
Çfarë i kishte ngelur opozitës në rrugë ligjore? I kishte mbetur drejtimi në Gjykatë Kushtetuese. Kushtetuta përcakton 4 subjekte me të drejtë të pakushtëzuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në një farë mënyre 4 roje të rendit kushtetues, që mund t’i drejtohen kur shohin se ka çështje madhore, kësaj gjykate, garante e Kushtetutës, për të vlerësuar.
Ç’bëri gjykata e Edi Ramës? Ata janë të shkolluar, ata e njohin Kushtetutën. Por çfarë firmosën 3 ditë më parë? Ata i hoqën pakicës të drejtën e pakushtëzuar vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
Thanë jo, Kushtetuta nuk ua njeh këtyre një të pestës së deputetëve, që ua njeh vetëm atyre, ia njeh parlamentit, që nuk ia njeh aspak parlamentit.
U ndala në këtë aspekt, ajo që ndodhi në Gjykatë Kushtetuese ishte vdekja e ëmbël, ta quajmë në thonjëza, përfundimtare e sistemit demokratik.
Ajo që ndodhi, ata gjykatës firmosën mbylljen përfundimtare të të drejtës së opozitës për të mbrojtur interesin publik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Traineri i “Tiranës”, Magani përplaset me Veliajn: Nuk e llogaris fare, ai…

“Klasikja” e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë …