Berisha: Jemi në diktaturë! Patjetër që do t’i drejtohem Strasburgut!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat. Ai tha se, patjetër që do i drejtohem Strasburgut!

“Unë do të ndjek çdo shkallë sepse unë nuk pranoj që ne jemi në shoqëri parashtetërore.

Jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat.

Tani imagjinoni ju kur të shkoj, ta supozoj, nëpër këto gjykatat shqiptare, se çfarë kënaqësie do kenë ata të hedhin poshtë kërkesën time për të treguar vasalitetin ndaj Edi Ramës. Por kjo nuk më impresionon mua.

Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Si Rama bëri Drejtoreshë në Kryeministri motrën e dy drejtuesve të kartelit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi  kryeministrin Edi Rama se kishte …