Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua të rinjve se, Shqipëria pret heronj nga ju Berisha tha se, nëse ju ngriheni, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara!
“Sot Shqipëria pret heronj! Ju garantoj se ajo i pret nga ju.
Këta heronj, si gjithmonë kanë qenë të rinjtë. Ka qenë Azem Hajdari, heroi i kohës së tij, që guxoi, doli me 8 dhjetor në shesh.
Diku kam shkruar sepse u ndodha përballë tyre dhe çfarë ndjenjash më ngjalli? Aty pashë heronj sa kurrë në jetën time, sa në asnjë film, sa në asnjë roman. Kjo ishte e vërteta.
Se ata kishin dalë në sheshin e mejdanit, u përballën dhe fituan.
Studentët nisën një betejë të shkëlqyer në vitin 2018. Tani unë i pyes ata, u pyes ju dhe i ftoj të pyesni secilin prej tyre. Çfarë fituat nga ajo lëvizje?
Në qoftë se nga lëvizja e viteve ‘90, studentët çelën një epokë për kombin dhe vendin, çfarë u fitua nga lëvizja e vitit 2018? Secili student sot paguan një tarifë më të shtrenjtë se më përpara, secili prej jush sot paguan një qira më të shtrenjtë se ajo që paguanit, secili nga ju sot shpenzon shumë më tepër për një vit shkollor sesa bashkëmoshatarët tuaj në Vjenë, Paris, Romë, prindërit e të cilëve janë pakrahasimisht shumë më të pasur se prindërit tuaj.
Pra, ajo lëvizje u tradhtua. Ato premtime u përdorën për mashtrim.
Çfarë ndodhi me studentët e mjekësisë? Një urdhër i marrë hua nga Maduro i Venezuelës.
Të gjitha këto janë një kushtrim për ju. Të gjitha këto janë një shans i madh për ju.
O sot o kurrë duhet të ngrihemi kundër kësaj diktaturë.
Të gjitha këto kërkojnë nga ju të ndjeheni luftëtarë lirie, misionarë, në një mision hyjnor dhe njerëzor. sepse liritë dhe të drejtat e individit janë sa njerëzorë, aq edhe hyjnore.
Sot, më shumë se kurrë kërkohet që të jeni ju protagonistët kryesorë në këtë betejë.
Dhe dy gjëra do u them. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe në pamje të parë është i stërfuqishëm. Ju garantoj se ai është një kalbësirë, është një statujë e kalbur që nuk pret asgjë tjetër për t’u rrëzuar përveç vrullit, guximit, mosbindjes civile.
Ai e kuptoi sapo ëndrra e tij për Shqipëri pa opozitë u bë pluhur, ai e kuptoi që nuk do i rezistojë kurrë opozitës së vërtetë. Ndaj u hodh në veprimet më të dëshpëruese.
Por ai qëndron dhe do qëndrojë për sa kohë ne nuk do ngrihemi fuqishëm, ju nuk do ngrihemi fuqishëm.
Për sa kohë heronjtë e vërtetë do të rrinë në një apati apo do pajtohen me regjimin e tij.
Ndaj ju ftoj ju, ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë në emër të dinjitetit tuaj, asnjëri të mos mendojë se ka dinjitet në rast se të drejtat kushtetuese shkelmohen. Dinjiteti i pëlqen çdo njeriu, por garanti i dinjitetit të tij është Kushtetuta, e cila përcakton respektin e dinjitetit si shtyllë themelore të saj.
Asgjë nuk ka liria më thelbësore sesa dinjiteti. Ndaj dhe ne duhet të mendojmë për këtë.
Në qoftë se të rinjtë tanë vendosin të realizojnë ëndrrën e tyre, të rikthejnë shpresën për shqiptarët, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara. Dhe unë jam i bindur se ju do i jipni atij shumë shpejt përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …