Hetuesi i Sigurimit të Shtetit në SPAK kërkon mbikqyrjen e Berishës nga policia

Praktikat e Sigurimit të Shtetit kthehen në ligj në SPAK nga hetuesi sigurims, Arben Kraja që ka kërkuar në Gjykatë që Kryetari i PD, Sali Berisha të mbikqyret nga policia.

Prokuroria e Posaçme tejkalon çdo logjikë juridike duke kërkuar që Sali Berisha të mbikqyret nga Policia, teksa i kërkoi gjykatës dhënien e masës “arrest shtëpie”.

Avokatët e cilësuan këtë kërkesë si të pabazuar në ligj dhe shenjë hakmarrje politike ndaj liderit të opozitës.

Pas kërkesës së SPAK avokatët kërkuan kohë të njihen me kërkesën ndërsa kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka duke paraqitur provat për shkarkimin e saj në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha.

Seanca e radhës u caktua të mërkurën 27 dhjetorit në orën 11:00.

Në seancën e 27 dhjetorit, pritet të ketë një qëndrim nga GJKKO lidhur me kërkesën e avokatëve që është regjistruar në sekretari por u komunikua edhe në sallën e gjyqit që Irena Gjoka të përjashtohet nga çështja.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …