Procesi ndaj Berishës/ Gjokutaj: Gjyqtarja është në kundërshtim me Kushtetutën

Avokati Genc Gjokutaj ishte i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi vazhdimësinë e procesit ‘politik-gjyqësor’ ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Gjokutaj është shprehur se procesi dhe baza mbi të cilin po zhvillohet gjyqi ndaj Berishës është i parregullt pasi gjyqtarja e cila do të marrë vendim për këtë çështje rezulton e shkarkuar nga kreu i KLD që ishte në atë kohë Berisha në vitin 1996.

“Nëse flasim për një proces penal, baza e një procesi është procedura dhe as më shumë as me pak procedura është standardi i një procesi dhe tregon rrugën që ndjekin palët e është garancia për një proces të rregullt gjyqësor. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe kallëzimin ndaj saj për shkeljen kushtetuese që në fillim ku figuron si e shkarkuar nga KLD në 1996 kur ishte Berisha kryetar i atij organi.

Ne dje kem konstatuar njëanshmëri siç ka filluar që në fillim të këtij procesi dhe kem ngritur kërkesën për përjashtimin e saj.

Kam parë një habi sot ku gjykata ka respektuar një afat tre ditor pasi është i cenueshëm në Apel dhe ka respektuar këtë afat treditor dhe ka caktuar datën e shpalljes. Ne duhet të depozitojmë kërkesën e përjashtimit të gjyqtares dhe më pas të vijoi me shpalljen e vendimit.

Ne dje e ngritëm kërkesën por nuk e kemi depozituar me shkrim dhe sot në mëngjes jem paraqitur që të marrim dokumentacionin dhe deri të shtunën kemi afatin e depozitimin të këtij afati.

Të shtunën në orën 12 është caktuar ora për shpalljen e vendimit dhe nuk e dimë nëse është i kondicionuar me gjykimin e kërkesës për përjashtimin e saj. Nëse aprovohet kërkesa për përjashtim atëherë gjykimi fillon nga e para dhe e gjithë kjo procedurë që u konsumua tani fillon përsëri nga e para”, tha avokati Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …