Nga Petrit VASILI
Vazhdojnë që lekët e taksave të shqiptarëve të vidhen pa u ngopur nga Edi Rama.
Janë akorduar edhe 400 mijë euro të tjera për një mashtrim ordiner si Këshillimi Kombëtar.
Ky Këshillimi Kombëtar është një korrupsion bajat propagandistik për të bërë alibinë e veprimeve të pista të Edi Ramës.
Të gjithë mbajnë mend që Edi Rama tha se vendimin për Ballkanin e Hapur e mori se i doli në Këshillimin Kombëtar imagjinar që 59% e shqiptarëve e mbeshtesnin fort.
Po ishte po ky Edi Rama që doli për një sekondë nga Ballkani i Hapur dhe as ja fishkelleu fare Këshillimit Kombëtar dhe qindra milionë lekëve të harxhuara për të.
Por hajdutëria vazhdon dhe Rama jep edhe më shumë se 400 milionë lekë të tjera për këtë paçavure propagande si Këshillimi gjoja Kombëtar një këshillim që nuk ekziston.
Këto janë haptas para të vjedhura për të paguar patronazhistë dhe të tjerat për ti futur në xhep.
Kontrolli i Larte i Shtetit duhet ti auditojë me urgjencë këto para’ që vidhen haptas.
SPAK boll bëri shurdh memecin me regji kur paratë vidhen sheshit.
SPAK ti lërë arkat me cironka, por të merret me peshkaqenin e korrupsionit në krye të qeverisë.