Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Skapi po bëhet gati për amnistinë e tretë të Beqajt! Berisha tha më tej se, ne do protestojmë ndaj tyre se janë armë e diktaturës.
“Kjo që po bëhet është për të shkuar drejt amnistisë së tretë për Ilir Beqajn.
Të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, që ka emëruar kushëririn e tij të parë, mos gaboj me mbiemrin Byrazeri, për të bërë studimin e fizibilitetit; të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, që jashtë çdo tagri ka përcaktuar me pikë kompaninë fitues të Rrapajt- që është njeriu i Ramës 100 përqind; të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, i cili ka mashtruar publikisht se çmimi është dy herë më i lirë, në një kohë kur çmimi del 83 herë më i shtrenjtë; të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn në një kohë kur vendos t’i falë koncesionarit sterilizatorin gjigant ultramodern të blerë me 1.6 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, t’i falësh një kat të tërë të spitalit të sapondërtuar, këto ndodhin se ajo është sipërmarrja Rama-Beqaj.
Kjo që bëjnë këta është e njëjta gjë, identike me vjedhjen e parë, fillojnë, ndajnë, bëjnë, krijojnë përshtypjen sikur po kërkojnë paratë.
Tani do u tregoj një moment. Është një inspektor, specialist, i cili ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, një njeri i zoti. E heqin nga puna. Ky njeri shkon në sektor privat, ekspert privat në një lloj detyre.
Këtë njeri, Fatmir Bektashi në kuadrin e kërkesave që kanë ndërtuesit, që duhet të plotësojnë ndërtuesit për certifikata e gjëra, e merr nga sektori privat për të supervizuar një zhvillim në kompani.
E kupton që këtë e quajnë konflikt interesi Kraja dhe Millonai? Se Fatmir Bektashi dhe Besnik Dervishi kanë të përbashkët që janë qytetarë të Tiranës. Pse ky ka punuar në ministri në kohën kur ka ndodhur rikthimi i pronës, se nuk e kthen ministria, e regjistrojnë si aludim për konflikt interesi.
Ajo që mund të them unë, mercenarë si këta nuk ka toka.
Ky është një shembull krahasimi. Byrazeri, kushëriri i parë që bën fizibiliteti, për këtë nuk ka rëndësi se është i Beqajt. Kurse ky tjetri, me të cilin nuk ka lidhje mbi tokë, kanë regjistruar metodat më të ulëta, më të turpshme të Sigurimit të Shtetit.
Dhe u shfaqën me shëmtinë më të madhe në rastin e gazetarit Elton Qyno. E patë ju se si shoqatat e menderosura të medieve nuk reaguan? Nuk kishte akt më të turpshëm se ia.
Në çdo vend të botës, gazetarët do të ishin para asaj ndërtese krimi që rrëmben dhe trajton gazetarët në mënyrën më çdinjitoze. Kurse këtu asnjë shoqatë nuk flet një fjalë për të, bota flet.
Për të parë gjendjen katastrofale në të cilën ndodhet media.
A duhet t’i themi armë e diktaturës kësaj prokurorie? E rrëmbyen tjetrin. E rrëmbyen, se avokati thotë se është emri i Taulant Ballës dhe Edi Ramës në dosje.
Po ç’faj ka gazetari pse shesin prokurorët e Skapit dosjen? A mund të ketë logjikë njerëzore?
Vetëm në Bjellorusi dhe Rusi ndodh kjo.
Dhe nuk proteston njeri.
Ne do protestojmë. Do jenë objekt. Është armë e diktaturës. Do protestohet me forcën më të madhe. Pa diskutim!”, tha Berisha.
