Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi tha se, izolimi i liderit të opozitës na damkos shumë. Jo më kot Rama i bëri thirrje Lulit sot të mos flejë. Ai tha se, ky ishte një vendim i pritshëm.
“Përgjatë gjithë kohës nga SHBA nuk patëm akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës. Se Berisha mund të merret edhe në burg fare, por nëse ka një akuzë. Nën hetim mund të jenë gjysma e popullsisë së botës,” tha Rakipi.
“Donald Trump nuk shkon në burg edhe pse ka dhjetëra e dhjetëra hetime dhe akuza penale.
Por Sali Berisha, duam apo nuk duam ne, është kryetari i opozitës në Shqipëri.
Pra, nuk po mbyllet brenda një kriminel, nuk po mbyll brenda një njeri nën akuzë, por mbyll një njeri në hetim dhe i thua do rrish brenda dhe nuk do flasësh se dua unë.
Ky është një rast i paprecedentë që na damkos shumë. Është për të qeshur dhe për të qeshur,” theksoi Rakipi, duke theksuar se është skandaloz që vendoset në arrest shtëpie lideri i opozitës edhe pse është thjesht nën hetim.
“Veprimi është i paprecedent, është i pajustifikueshëm. Është ndaluar kryetari i opozitës të mos flasë, të mos hapë gojën. Dhe paralel me këtë sot, ka dalë Edi Rama dhe ka thënë që Lul Basha po fle gjumë. D.m.th duket që edhe pushteti kërkon të ndërtojë opozitën, Edi Rama kërkon të ndërtojë opozitën. Të kyçin Sali Berishën dhe opozita më e mirë për të dalë është Lulzim Basha. Nuk shkon kjo gjë,” tha Rakipi.
“Rama kërkon që ta ketë opozitën në xhepin e mazhorancës”, shtoi ai, duke theksuar se kjo ndodh edhe në Rusi dhe diktatura të tjera.