Bylykbashi: Është goditur lideri i Opozitës, nuk ka më demokraci në Shqipëri!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, së bashku me një grup deputetësh dhe mbështetësish të PD, kanë dhënë sot një deklaratë për media poshtë banesës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Bylykbashi theksoi se në Shqipëri nuk ka më demokraci kur goditet lideri i Opozitës.

Vendimi i djeshëm është dëshmia që ka përfunduar ajo periudhë që gjithë shqiptarët mendonin se është një periudhë demokracie.

Atë që u ngritën studentët më 8 dhjetor më pas u sanksionua me 11 dhjetor të ’90 me themelimin e Partisë Demokratike që ishte flamuri i pluralizmit politik i cili është themeli i demkracisë. Nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm. Ajo që u ngritën ata studnetë atëherë dhe themeluan atë parti pikërisht ai vendimi i djeshëm i jep fundin atij iluzionit që mund të ketë akoma ndokush se në këtë vend ka demokraci.

Është një vendim që qartazi nuk kemi pse mos ta përsërisim, të gjithë e dinë nga ana tjetër goditet opozita, duke goditur liderin e saj. Jo vetëm duke e arrestuar por duke i hequr të drejtën e fjalës komunikimit dhe të organizimit”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Tenori i njohur kandidat në Elbasan: Më propozoi PD Gramshi, krenar që jam në listë të hapur

Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, tenori Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet …