Deputetët e PD tek banesa e Berishës, Boçi: Ne e kemi Kryetarin tonë, aksioni ynë nuk ndalet!

Deputetë dhe anëtarë të PD janë mbledhur paraditen e kësaj të diele poshtë banesës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

Nënkryetarët e PD, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylylykbashi mbajtën një deklaratë për mediat ku theksuan se mosbindja civile do të jetë edhe më e fortë në vitin që vjen.

“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet. Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit në korrupsion. Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat.

Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit!

Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratër.

Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht Partia Demokratike, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë.

Janë vlera thelbësore që kanë pasoja në të gjithë jetën tonë dhe japin pasoja në braktisjen e këtij vendi, në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë dhe në selinë e imponuar të PD-së”, tha Boçi.

Ndërkaq edhe anëtarët e Departamentit “Brain Gain” të Partisë Demokratike u mblodhën në mbrëmjen e së shtunës poshtë banesës së ish-kryeministrit dhe më pas ata janë ngujuar në sallën “Pjetër Arbnori” në seli, si shenjë e kundërshtimit të asaj që po ndodh me ish-kryeministrin Berisha. Avokatët e Berishës thanë se do të apelojnë vendimin e GJKKO që e cilësuan të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Kjo është e dashura e Safet Bajrit që bashkëpunoi në vrasje

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së …