“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!”, Berisha del në dritare dhe përshëndet demokratët

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përshëndetur nga dritarja e banesës së tij mesditën e sotme qindra demokratë të cilët të thërrastin; “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”!

Qindra mbështetës ishin mbledhur poshtë pallatit ku me një vendim anti-kushtetues gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Brohoritjeve dhe ovacioneve të mbështetësve të tij, kryetari i PD, Sali Berisha u është përgjigjur duke i përshëndetur ata nga ballkoni i banesës së tij.

Ai ka përshëndetur qytetarët që ishin mbledhur, duke ngritur dy gishtat lart, siç edhe mund ta shikoni në pamje.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …