Nga Alba KEPI
Akush nuk e kish menduar se 2024 do të kishte rrugicën e Doktorit si barrikadën e fundit të demokracisë shqiptare.
Vite më parë, kur nisi gjithcka, rrugica e Doktorit, pozicionuar në një lagje të thjeshtë tiranse pranë rrugës së Fortuzit, mbushej pa gdhirë me demokratë, banorë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria që prisnin ta takonin, kush për besnikërinë ndaj betejës politike, e kush për një ndihmë o hall.
Në atë dekadë të parë të ’90 me vite sa të vështira e delikate të ekuilibrit politik, jo pak herë rrugica e Doktorit mbushej me forca policore, mjete të blinduara e gardh demokratësh që viheshin në linjë mbrojtëse për të mos e prekur kush.
2024 nisi me Rugicën e Doktorit si General Headquartes general i lëvizjes demokrate shqiptare.
Duan o s’duan ta pranojnë anti berishianët, anti demokratët, nihilistët, arrivistët, indiferentët, heshtakët, mosmirënjohësit, diplomatët e hatersat, rrugica e Doktorit, pozicionuar sot pak metra larg nga Ambasada Amerikane e nga selia qëndrore e Partisë Demoktratike, është sot kufiri politik mes ligjit e demagogjisë, frikës e kurajos, demokracisë e diktaturës, propagandës e realitetit.
Në këtë fillim viti rrugica e Doktorit popullohet herët me emigrantë shqiptarë nga Berlini, Athina, Kanada, Romë. Duhet të jenë sipas të dhënave qeveritare turistët e “10 milionë e 1, 10 milionë e 2, 10 milionë e 4 post 2023”.
Disa prej tyre kanë qënë në gardhin e rrugicës së vjetër të 30 viteve më parë.
Ndodhen dhe sot aty. Janë me veten e idealet e tyre si më ’90.
Ndodhen aty ku mungojnë sot ata që simboli i kësaj rrugice, pra Partia Demokratike, u dha kolltukun e ministrit, deputetit, drejtorllikut, struktura e karrige.
Rrugica e Doktorit është sot prova e demokratëve. Anëtarë të Këshillit Kombëtar, Deputetë, Kryesi e drejtues të strukturave të larta partiake, duhet të jenë gardhi mbrojtës fizik e viziv, nga trau i Ambasadës Amerikane tek hyrja e pallatit të Doktorit.
“Vae victis” thotë një proverb latin për të kujtuar furinë mizore ndaj kundërshtarëve që nuk janë më në gjendje të mbrohen por “Veritas laborat saepe, exstinguitur numquam”, (e vërteta gjëndet shpesh në rrezik, por nuk vdes kurrë).

Gazeta RD