Emigrantët do të protestojnë në Romë për lirimin e liderit të opozitës, Berisha

Disa shoqata shqiptare ne Romë janë organizuar që të protestojnë më 13 janar 2024, ora 15.00, para ambasadës shqiptare. Përë këtë qëllim është marrë edhe leja në policinë e Romës.

Gazetarja Alba Kepi njoftoi se protesta është për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Dr. Sali Berishës.

“Jo arrestim e parabugim pa prova. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e Kushtetutës shqiptare. Jo marrëveshje ndërqeveritare për kampet e refugjatëve në Shqipëri. Ftojmë shqiptarët pa dallime që të mblidhen e të demostrojmë për dinjitetin tonë”, thuhet në njoftimin.

About Redaksia

Check Also

Ish-zyrtari i Pentagonit, thirrje Marco Rubios: Vepro tani për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri

Michael Rubin Ish zyrtar në Pentagon A do të jenë zgjedhjet e muajit të ardhshëm …