“Kush i gatoi qifqinjtë? Po dopio rakitë e policëve kush do t’i paguajë?”

Alba KEPI

Elita shqiptare është ulur këmbëkryq në cdo studio televizive në këto ditë feste të fillim vitit të ri.

“Si ka qënë 2023 për ju?”, pyesin moderatorët.

Artistë, këngêtarë, shkrimtarë, studiues, muzikantë, piktorë … përgigjen;
“Një vit shumë i mirë!”
“Një vit nga më i miri”!

Në pakt me thënien “se nuk merren me politikë”, rehatosen në skenografitë televizive pa cek as një fill reflektimi mbi realitetin e vështirë ku pêrballet Shqipëria.

C’i duhet?

Ah nëse halli personal iu prek tokën ku ecin, atëherë po, me letra publike u drejtohen kombit, Shqipërisë, shqiptarëve e politikës.

E në emër të rolit të elitës kërkojnë e pretendojnë të respektohen.

Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë për ta cdo gjë ecën “mrekullisht” mirë, aq mirë sa me politikë nuk merren.

Plot një shekull më parë elita e këtij kombi si në diasporë e në cdo qytet e krahinë shqiptare, bashkoi forcat në Komitete, Lëvizje, klube patriotike për të vënë themelet e këtij shteti.

Sot këto pilastre shkelen cdo ditë bashkë me pasuri kombëtare, histori, identitet, vlera e moral qytetarie e shpirt lirie.

Elita e sotme “nuk merret me politikë” e në natën e ndërrimit të viteve janë ulur ballë për ballë me Kryeministrin, ministrin, deputetin e luajnë kungulleshka;

“Kush i gatoi qifqinjtë o kush ia pagoi dopio rakitë policëve?”

Jo nuk merret me politike, thjesht po duartrokasin.

About Redaksia

Check Also

Kullat, hijet dhe misteret e financimit, rreziku ligjor që fshihet poshtë tyre dhe sfida e bankave

Eduart HALIMI Arlind AHMETAJ   Hijet e kapitalit në Kullat gjigande të Tiranës: Bankat në …