Brazili kthen vështrimin nga Mourinho, portugezi i kthen përgjigje

Pak ditë më parë, Jose Mourinho deklaroi se nuk do të fliste më për të ardhmen, por situata më sa duket ka ndryshuar pasi Carlo Ancelotti refuzoi stolin e Brazilit, më saktë rinovoi kontratën e tij aktuale me Real Madrid. Në kushte të tilla, drejtuesit e Brazilit kanë kthyer vështrimin nga Jose Mourinho duke vendosur kontrate me përfaqësuesin e tij, Jorge Mendes.

Sipas Corriere dello Sport, Mourinho i ka kthyer një përgjigje: “Për momentin nuk mundem, jam në kontratë me Romën, më pas mund të shohin”. Kjo përgjigje e Mourinho-s është korrekte pasi portugezi pret një vendim nga ana e presidentit të Romës, por situata nuk është e qartë as në të radhët e Brazilit ku së fundmi presidenti i Federatës është shkarkuar për parregullsi në zgjedhjet e fundit, ndërsa po kalojnë një moment të vështirë edhe në kualifikueset e Kupës së Amerikës ku rrezikojnë të mos marrin pjesë në Botëror.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …