Këlliçi: Sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk na transmetojnë!

Belind Këlliçi tha në konferencën për shtyp se, sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk na transmetojnë, por ne do vazhdojmë të publikojmë fakte dhe prova.

“Kam vetëm një koment. Gjatë kohës që kemi qenë në transmetim, më vjen një raport i medieve që nuk kemi qenë live në asnjë nga mediat, jo kombëtare, por as në mediat e tjera.

Kjo ndodh përherë, sa herë denoncohet këtu me fakte dhe prova Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pagatori më i madh i medieve dhe blerësi i censurës me para, me leje ndërtimi, me favore.

Por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën. Kështu që përditë do na shihni me prova të reja, me fakte të reja.

Do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë për mega-aferën e shekullit, që është në fakt vetë dosja e inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

“Gjumi është prishur”/ Spiropali: Kollaj të sillesh rrotull me fjalë boshe…

Elisa SPIROPALI Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh …