U plagos me plumb në Tiranë, flasin vajzat e italianes: Policia nuk i dha ndihmë! Po hasim burokraci…

Vajzat e 52-vjeçares italiane, Agata Carbonara, që u plagos nga një plumb qorr më 1 janari në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Në një postim në rrjetet sociale vajzat e 52-vjeçares shprehen se policia shqiptare nuk i dha ndihmë nënës së tyre dhe se po hasin burokraci për ta transferuar në Itali. Ndër të tjera ato thonë se 52-vjeçarja ka ende plumbin në gjoks.

“Ajo që po përjetojmë është e paimagjinueshme. Sot rrezikojmë të humbasim nënën për shkak të një gjesti të papërgjegjshëm të një të çmenduri, i cili qëlloi në ajër, duke e goditur në mushkëri.

Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, ne jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon transferimin për në Itali. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë e shpërfillën. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në gjoks”, shkruajnë ato.

About Redaksia

Check Also

Lubi Balluku do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

Një muaj e gjysmë pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për …