Ish-ministri Genc Pollo, njëri nga nismëtarët e themelimit të gazetës RD tha se, ky përvjetor i Rilindjes Demokratike është më domethënës se më parë. Pollo tha se, nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh drejtuesi i opozitës do ishte në arrest shtëpie. Ai tha se, rruga drejt qëllimit nuk do jetë e lehtë, apo e shkurtër, por nuk ka rrugë dhe mënyrë tjetër.
“Ky përvjetor i Rilindjes Demokratike është më domethënës se më parë. Nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh drejtuesi i opozitës do ishte në arrest shtëpie. Ata që thonë ‘në fund të fundit foli drejtësia’, janë njerëz që të njëjtën gjë mund ta thonin për gjyqin që iu bë deputetëve të tjerë dekada më parë. Është kohë për të thënë se aktakuzat janë turp. Nuk po them se rruga jonë drejt këtij qëllimi do jetë e lehtë apo e shkurtër, por nuk shoh rrugë tjetër. Tjetër mënyrë nuk ka!”, tha Pollo.