Pelegrinazhi/ Qindra qytetarë para banesës së liderit të opozitës: O sot o kurrë!

Edhe pasditën e sotme qindra qytetarë janë mbledhur për të gjashtën ditë për të protestuar para banesës së kryetarit të PD, Sali Berisha.

Deputetja Lindita Metaliaj gjatë fjalës së saj është shprehur se ndaj ish-kryeministrit është bërë një gjyq politik dhe kjo tregon tmerrin që ka kapur kryeministrin Edi Rama.

“Lezha është me ty. Gjyqi politik tregon qartë tmerrin që ka kapluar Ramën. O sot o kurrë do largojmë regjimin e Edi Ramës. Ne jemi misionarët e lirisë. Do jemi ne që do largojmë Edi Ramën dhe regjimin kriminal të Ramës”, tha Metaliaj.

Ndërsa nga ana tjetër Luan Baçi u shpreh se, nuk do të ketë tërheqje nga misioni i PD-së.

About Redaksia

Check Also

Greta Bardeli: Shkoi tinëz në Theth, nuk përballet me realitetin e banorëve!

Deputetja e PD për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli ka reaguar pas vizitës së kryeministrit …