Avokati: Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh!  

”Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”! Kështu u shpreh para mbështetësve të kryetarit të PD, Sali Berisha avokati i tij, Genc Gjokutaj. Ai u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë.

“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.

Prej ditësh mbështetësit e kryetarit të PD, Sai Berisha janë zhvendosur çdo pasdite në Rrugën Mustafa Matohiti, kundër vendimit të GJKKO-së që ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Berishës, duke e lënë atë në arrest në shtëpi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …