Qindra qytetarë tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të liderit të opozitës

Qindra mbështetës të kryetarit të PD-së, Sali Berisha janë mbledhur sërish, në protestën e tetë rresht poshtë banesës të tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Demokratët janë solidarizuar me kryedemokratin dhe kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, prej disa ditësh ka falenderuar mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

About Redaksia

Check Also

Hetimet për Ballukun – SPAK i merr telefonin “Tan Leprit”

Pak ditë më parë u publikuar lajmi se SPAK ka marrë telefonin e biznesmenit Dritan …