Kreu i PD: Vlora ndodhet nën sundimin e bandave

Kryetari i Degës së PD Vlorë, Atird Hoxha ka qënë i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv. Ai ka komentuar situatën kriminale në qytetin bregdetar.

Atird Hoxha: Krimet…humbasin gjurmët autorët, edhe policia pastaj ka vështirësi. Po përsëri, e theksoi se është puna e dobët e policisë së shtetit e drejtuesve të saj, e drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit, sepse është ngjarja e dytë me vrasje ne qytetin e Vlorës të cilat nuk kanë asnjë autor. Kemi vetëm komunikatat e policisë së shtetit që me datë kaq, ndodhi kjo ngjarje u vra një…dhe pastaj u gjet një makinë e djegur disa kilometra larg qytetit të Vlorës.

Flavio Qarri: Vlora ka pak vitë që është bërë pre e dhunës së hapur, nuk ngjan me një qytet turistik. Ngjan si qytet amerikano latin dhe jo për arsyet e mira. A janë të tronditur dhe të terrorizuar njerëzit në Vlorë.

Atird Hoxha: Fatkeqësisht po. Unë mendoj se është kjo e dyta, me shumë gjasë që përjetojnë pjesa me e madhe e qytetarëve të Vlorës. Të gjitha i ka Vlora. Të gjithë bukuritë e një qyteti, gjenden në këtë qytet. Por fatkeqësisht është një qytet që ndodhet nën sundimin e bandave. Shteti nuk ekziston. Ju thashë edhe njëherë, të ndodhin dy vrasje brenda një harku kohor brenda dy muajsh dhe të mos ketë asnjë zbardhje të këtyre ngjarjeve, atëherë kush është garancia. Kush është ajo që qytetarët duhet të kenë, është vetëm frika dhe paniku. Sepse nga momenti në moment ti je duke çuar fëmijën tënd në shkollë dhe mund të ndodhë që dikush ka vendosur të ekzekutojë dikë në mes të qytetit të Vlorës. Unë mendoj që nuk funksionojnë organet e zbatimit të ligjit. Që ne këtë rast është drejtoria vendore e policisë e qarkut Vlorë.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …