Manjani: Rama krijoi ministrinë e koncensioneve për Gonxhen

Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se, bashkimi i ekonomisë me kulturën dhe inovacionin do të thotë se është krijuar ministria e koncensioneve. Manjani shkruan se, Rama me Gonxhen hyri në politikë dhe me Goxhen do dalë.

Reagimi

Dmth, që ta shohim tamam këtë lëvizjen e fundit në qeveri:

  1. Bashkimi i ekonomisë me kulturën dhe inovacionin do të thotë shkurt KONCENSION. Pra ka krijuar ministrinë e koncensioneve.
  2. Praktikisht, çdo cm² pronë publike si dhe veçanërisht objekt i trashëgimisë kulturore që ka mbetur, do jepet me konçension. Dmth do na shtohen bunkartet, kullat mbi pronat e mbetura publike, kështjellat me lokale luksi dhe zonat e mbrojtura me vila.
  3. Sa i takon inovacionit, kot hirdhet e pirdhet me Inteligjencën Artificiale Ai, se te Inteligjenca e Gonxhes ka ngelë (dhe s’i ka dalë keq dmth). Me Gonxhen hyri në politikë e me Goxhen do dalë…
  4. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, kot bën Presidenti BB sikur nuk i ka shkuar propozimi i plotë… Në daç ta firmosë në daç jo, hyri në fuqi kjo gjë…

Bye,bye, histori, kulturë e pasuri publike!

About Redaksia

Check Also

Sekti Rama vetëm se i ka shpërdoruar 3.8 miliardë eurot për rrugët!

Nga Bujar Leskaj Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Shqipëria ka investuar në infrastrukturën …